Opinionisti politik, Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Greqi.
Nazarko tha se kjo vizitë ishte e rëndësishme për të peshuar marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton KlanKosova.tv.
“Ishte i rëndësishëm për të peshuar cilësisht marrëdhëniet dypalëshe. Vizita e Ramës ka patur disa etapa, ka qenë sigurisht takimi me kryeministrin, Mitsotakis në selinë e kryeministrisë, ka qenë pjesëmarrja në forumin e përvitshëm dhe sot në darkë ka edhe një darkë pune me ambasadoren amerikane në Greqi.
Problemet u tejkaluan me gjasë për faktin që sot Shqipëria nuk është më ajo e dikurshme. Shqipëria e sotme është një vend që ka drejtuar Këshillin e Sigurimit, ka qenë anëtare 1-vjeçare e KS, ka drejtuar OSBE, ka organizuar shumë samite, por mbi të gjitha në planin dypalësh ka mbi 1 milionë shqiptarë që kontribuojnë në Greqi që përbëjnë faktor elektoral në disa prej qyteteve më të rëndësishme të Greqisë si Athina dhe Selaniku”, tha ai.


