Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeVëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka

Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka

Në vendlindjen e Jakup Krasniqit, në Negroc, familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendas janë mbledhur për të pritur verdiktin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke shprehur besimin e tyre se ai dhe bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, do të shpallen të pafajshëm.

Vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se, sipas tij, nuk ka arsye që ish-krerët e saj të dënohen.

“Obligimin njerëzor e kanë kryer me kohë për Kosovë dhe popullin e saj. Gjykata ka qenë jo shumë serioze, pasi edhe dëshmitarët kanë qenë jo seriozë, por shpresojmë që gjykata të mbështetet në fakte dhe të marrë vendimin e duhur. Arsye për t’u dënuar nuk ka, pasi krimet monstruoze i ka kryer Serbia”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT