Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDjali i Jakup Krasniqit nga Haga: Presim që sot të gjithë të...

Djali i Jakup Krasniqit nga Haga: Presim që sot të gjithë të lirohen nga akuzat

“Besoj se vendimi do të jetë lirues”, ka deklaruar Altini, djali i Jakup Krasniqit, teksa ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Altini ka thënë se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të lirohen nga akuzat dhe të kthehen të lirë në Kosovë.

Ai ka theksuar se, pavarësisht vendimit që do të merret nga Gjykata Speciale, ai dhe populli shqiptar mbeten krenarë me ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e tyre.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve…Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT