Fenomeni i vjedhjeve të pajisjeve me vlerë nga automjetet po shënon rritje shqetësuese në Kosovë, e raste të tilla po raportohen gjithnjë e më shpesh edhe në qytetin e Ferizajt. Në një rast të tillë, Policia ka arritur të zbulojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar, njëri për vjedhje dhe tjetri për pranimin e mallrave të vjedhura.
Siç njofton Policia, më 20 maj 2025, rreth orës 11:30, një qytetar ka raportuar në polici se më datën 19 maj 2025, në qendrën tregtare “The Village – Shopping & Fun” në Ferizaj, kishte vërejtur se nga vetura e shokut të tij ishin vjedhur disa pajisje elektronike.
“Me datën 20.05.2025, në ora 11:30, një person ka raportuar në polici se më datën 19.05.2025 në qendrën ‘The Village – Shopping & Fun’ në Ferizaj kishte vërejtur vjedhjen e një laptopi të markës ‘Apple’, një aparati fotografik profesional ‘Sony’ dhe një hard-disku, që ndodheshin në automjetin e shokut të tij, të tipit Mercedes. Sipas të dëmtuarit, vlera e pajisjeve të vjedhura ishte rreth 6,200 euro.”
Pas pranimit të informatës, njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka nisur veprimet hetimore duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë. Kështu është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar, i cili është arrestuar.
“Njesiti i Hetimeve të stacionit policor të Ferizajt, pas pranimit të informatës, ka verifikuar kamerat e sigurisë, ku është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar R. I, 32 vjeçar, i cili më pas është arrestuar në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt dhe i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes.”
Sipas Policisë, i dyshuari ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te një person tjetër, i cili më pas është gjetur nga autoritetet në një fshat tjetër të komunës dhe ndaj të cilit po ashtu është iniciuar rast penal.
“Ai ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te personi, M. B, 32 vjeçar, i cili u gjet në fshatin Babush dhe nga i cili u sekuestruan pajisjet.”
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili autorizoi intervistimin dhe vendosi për lirimin e të dyshuarve, ndërsa janë iniciuar rastet penale : “Vjedhje e rëndë”, ndaj R. I dhe rasti tjetër ” Pranimi i mallrave të vjedhura” ndaj M. B.
Po ashtu, pajisjet e sekuestruara do t’i kthehen të dëmtuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


