Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar është rritur për rreth 2 dollarë, pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili paralajmëroi se forcat amerikane do ta godasin Iranin “shumë fort” me sulme të reja dhe do të synojnë marrjen nën kontroll të tregjeve iraniane të naftës dhe gazit.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” arriti në 94,16 dollarë për fuçi brenda pak minutash gjatë pasdites, para se të shënonte një rënie të lehtë, raporton BBC.
“Në një pikë në të ardhmen jo shumë të largët, ne do ta marrim Ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës dhe do të marrim kontroll të plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, goxha ngjashëm siç i kemi marrë në Venezuelë, që po funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme edhe për Venezuelën, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – shkroi Trumpi në rrjetin “Truth Social”.
Më herët gjatë së enjtes, çmimi i naftës kishte qenë në trend rënës, duke zbritur nga mbi 95 dollarë për fuçi pas orës 01:00 pas mesnate në rreth 92 dollarë gjatë mëngjesit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


