Ministrja Rozeta Hajdari, ishte dënuar me vetëm 200 euro gjobë, vite më parë në një aksident në lagjen Dragodan, ku kishte goditur një vajzë 9-vjeçare.
Por, avokati i familjes së vajzës së aksidentuar, Florim Shefqet, ka thënë se Hajdari ka ndryshuar deklaratën gjatë procesit gjyqësor, njofton Klankosova.tv.
Ai, përmendi se fillimisht ministrja, kishte pranuar se kishte parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, por më vonë pretendoi se nuk i kishte parë.
Njëherësh theksoi se videoja e ngjarjes nuk ishte publikuar në tërësi, njofton Klankosova.tv.
“Videoja është publikuar pjesë-pjesë dhe nuk është publikuar e plotë, gjë që mund të përmbajë ndryshime brenda saj.
“Së dyti, vlen të theksohet se e pandehura Hajdari kishte ndryshuar deklaratën në thelb”.
Fillimisht, ajo kishte deklaruar se kishte parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, por më pas, gjatë procesit gjyqësor, ndryshoi qëndrim dhe tha se nuk i kishte parë”, u shpreh avokati Shefqeti, në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për detajet, ndiqeni videon e plotë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


