Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeVezir Haziraj nga rrëfimet për burgun te arratia: Fillimisht refuzoi dorëzimin, por...

Vezir Haziraj nga rrëfimet për burgun te arratia: Fillimisht refuzoi dorëzimin, por sot u dorëzua në Polici

Që kur doli nga burgu, ku qëndroi për tetë vjet, Vezir Haziraj është “shfryrë” për “padrejtësitë” që, sipas tij, ndodhin aty, përmes rrëfimeve të tij në TikTok.

Videot e tij kanë marrë qindra mijëra shikime, ndërsa më të bujshmet ishin ato të publikuara pas arratisjes së tij, pasi u identifikua si i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Orrobërdë të Banjës së Pejës.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u shfaq në “dritaren” e vetme që përdor për t’u deklaruar para publikut, duke theksuar se nuk prononcohet për media.

Ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të dorëzohet, pasi, sipas tij, “mungon drejtësia”, ndërsa tha se veprën e kishte kryer në vetëmbrojtje.

“Pse mu dorëzu unë, kur Gani Gecit ia kanë bo vetëmbrojtje? Dy vjet e gjysmë burg i ka mbajt për vrasje, a unë plagë, vetëmbrojtje, në shpi temë, mu pesë vjet mi jepni burg. Kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem, vazhdoj në ata temën temen dhe nuk mundet me m’ndal kurrkush”, u shpreh Haziraj.

Për disa ditë ai qëndroi në arrati, duke publikuar edhe video duke ngrënë “molla të egra”, ndërsa shfaqte armë dhe municion.

Në një prej videove, ai shihej edhe i emocionuar, teksa nisi të qajë pasi citoi një hadith të Profetit Muhamed, ku theksohet se vëllezër të tij janë ata që vijnë pas tij dhe i besojnë pa e parë.

Sot, më 15 gusht, Haziraj publikoi një video ku paralajmëroi dorëzimin në Polici. Ai tha se këtë vendim e kishte marrë për hatër të shumë njerëzve, mes tyre edhe disa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, “disa prej tyre janë më të drejtë se disa të tjerë”.

“Hatri i Ylbert Lipaj, Veziri po dorëzohet. E hatri i shumë tjerëve të AAK-së të cilët janë më të drejtë e më të mirë se këta tjerët. Edhe hatri i publikut ku 70 % janë që mu dorëzu unë, mora vendim të dorëzohem”, u shpreh ai.

Pas kësaj, Sinjali raportoi ekskluzivisht se Haziraj është dorëzuar në Polici.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT