Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeVetura përplaset me trenin në Jagodë të Klinës, tre të lënduar

Vetura përplaset me trenin në Jagodë të Klinës, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në fshatin Jagodë të Klinës, ku është përplasur një veturë me trenin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:15, ndërsa për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas ekipit mjekësor, tre personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT