Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes Sylejman Havolli, gjyqtar i futbollit në vitet e vështira

Vdes Sylejman Havolli, gjyqtar i futbollit në vitet e vështira

Është ndarë nga jeta Sylejman Havolli, ish-futbollist i Flamurtarit dhe gjyqtar i futbollit në Kosovë gjatë viteve ’90-ta.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen Havolli, të afërmit, miqtë dhe komunitetin sportiv.

Havolli i përkiste gjeneratës së futbollistëve që lanë gjurmë te Flamurtari. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai vazhdoi angazhimin në futboll si gjyqtar gjatë viteve ’90-ta.

Në atë periudhë, ai dhe shumë gjyqtarë e punëtorë të tjerë sportivë kontribuan në zhvillimin e garave të futbollit në Kosovë, pavarësisht kushteve të vështira nën okupim.

FFK ka vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e Havollit në futbollin kosovar, fillimisht si futbollist e më pas si gjyqtar.

“Kontributi i Sylejman Havollit, fillimisht si futbollist e më pas si gjyqtar, do të mbetet pjesë e kujtesës së futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Sylejman Havollin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT