Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 22-vjeçarit Dardan Gashi në Lipjan ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të mungesës së të akuzuarit Gazmend Selimi.
Selimi ndodhet në Itali dhe mungesa e tij ka bërë që të mos plotësohen kushtet për zhvillimin e seancës.
Rasti lidhet me ngjarjen e 5 gushtit 2022 në një lokal në Lipjan, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë Dardan Gashi, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.
Sipas aktakuzës, ngjarjes i kishte paraprirë një mosmarrëveshje mes personave të përfshirë. Gazmend Selimi akuzohet se fillimisht e kishte goditur Dardan Gashin, ndërsa më pas, sipas prokurorisë, Muhamet Gashi kishte shtënë me armë zjarri.
22-vjeçari ishte qëlluar në gjoks dhe kishte humbur jetën.
Në një nga seancat e mëparshme, para gjykatës kishte dëshmuar edhe vëllai i viktimës. Procesi pritet të vazhdojë në një datë tjetër, kur të plotësohen kushtet për mbajtjen e seancës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post LEX | Familja në dhimbje – I akuzuari në Itali, dështon seanca për vrasjen e 22-vjeçarit Dardan Gashi në Lipjan appeared first on Sinjali.


