Një këmbësor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:30, ndërsa informacionin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë, këmbësori është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


