Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeTemperaturat nesër deri në 35 gradë Celsius

Temperaturat nesër deri në 35 gradë Celsius

Kosova të martën pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

Moti i nxehtë pritet të jetë karakteristik edhe për ditët në vijim, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 36°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT