Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut, ku dy këmbësorë janë goditur nga një veturë.
Rastin për Sinajlin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë pranuar në Shërbimin Emergjent rreth orës 21:00.
Sipas mjekëve, njëri nga të lënduarit ka pësuar gjakderdhje në tru dhe pas trajtimit fillestar është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë, për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë, personi tjetër ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


