Në Pejë tubim në ditën e dytë të fushatës mbajti Lëvizja Vetëvendosje që caktoi takim me qytetarët që nga ora 19:30.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po garon sërish për këtë post, ka thënë nga kjo vizitë në Dukagjin se rritja e punësimit e ka definuar qeverisjen e tyre të viteve të fundit.
Ai përmendi Superpunën për të cilën tha se ka krijuar shumë mundësi për të rinjtë, teksa, sipas tij, nga kjo ka përfituar edhe sektori privat.
“Pra, punësimi ka qenë kryefjala e qeverisjes sonë, dhe suksesi i zotimeve tona të përmbushura”, tha Kurti.


