Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeVetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e...

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas njoftimit në Facebook, VV bën të ditur se kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kandidaturën brenda katër ditëve, nga sot deri më 8 dhjetor, shkruan KosovaPost.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm).

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT