Lulzim Zeneli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova për Kuvendin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë që ai të reflektojë unitet dhe vizion për të ardhmen.
Zeneli u shpreh se pret që Kuvendi të demonstrojë vendosmërinë e partisë për të bashkuar anëtarësinë dhe elektoratin.
“Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm që Kuvendi i nesërm do të reflektojë fuqishëm vendosmërinë për një vizion, i cili do të bashkojë, përbashkojë anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së në proceset e jashtme”, u shpreh ai.
Sipas tij, Kuvendi duhet të jetë një dëshmi e maturisë politike dhe e fuqisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ajo çka është e rëndësishme është që ky Kuvend të jetë Kuvend i maturisë dhe i asaj që ne e konsiderojmë ta demonstrojë fuqinë politike, një fuqi e cila gjithmonë bazohet në dije, në maturi dhe me një vizion që Kosovës i jep një qetësi politike”, deklaroi Zeneli./Klankosova.tv


