Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeShowbizVetaksidentohet vetura e KFOR-it në Astrazup të Malishevës

Vetaksidentohet vetura e KFOR-it në Astrazup të Malishevës

Një veturë e KFOR-it është vetaksidentuar në dalje të fshatit Astrazup të Malishevës.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i Policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar aksidentin.


“Në dalje të fshatit Astrazup të komunës së Malishevës, në drejtim të Rahovecit, është vetëaksidentuar një veturë e KFOR-it”, tha Graishta.

“Në veturë ishin dy persona, derisa nuk ka të lënduar”.

“Njësitet e trafikut nga rajoni i Gjakovës janë në vend të ngjarjes dhe janë duke u hetuar rastin”, përfundoi Graishta. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT