Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeVetaksident në Pejë, dy persona të lënduar

Vetaksident në Pejë, dy persona të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:05 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sot rreth orës 13:05, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT