Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se ushtarët e FASh-it, Kontingjenti XVI, kanë përmbushur me sukses stërvitjen e grup-batalionit shumëkombësh âOAK Resolve 25-01â.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kontigjenti XVI është pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të drejtuar nga NATO.
“Djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë përmbushur me sukses detyrën e tyre në kuadër të stërvitjes së grup-batalionit shumëkombësh âOAK Resolve 25-01â, duke pastruar rrugëkalimet nga pengesat xheniere dhe municionet e paplasura, me qëllim sigurimin e lëvizjes së trupave të luftimit”, ka thënë Vengu.
Ndër tjera, ai ka shtuar se eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera aleate të NATO-s, duke u shndërruar në një komponent të rëndësishëm për suksesin e stërvitjeve shumëkombëshe. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


