Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeBefason Krasniqi: Shqiptarët nuk po bëhen bashkë as për festa, shkak pushteti...

Befason Krasniqi: Shqiptarët nuk po bëhen bashkë as për festa, shkak pushteti (VIDEO)

Opinionisti Dardan Krasniqi ka deklaruar se polarizimi politik dhe pushteti kanë ndikuar që shqiptarët të mos bashkohen më as në raste festash.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Krasniqi tha se pushteti është një provë e karakterit dhe se polarizimi i krijuar gjatë viteve të fundit ka ndikuar në shoqëri.

“Pushteti është provë karakteri, ose t’i forcon parimet, ose t’i qet në pah dobësitë të cilat i ke. Ky pushtet, që gjashtë vite, me këtë polarizim të madh, me këtë armiqësi të madhe, me këtë pushtet që ka qenë i madh, nuk ka pasur nevojë për koalicion, s’ka pasur nevojë për bashkëpunim me asnjë parti politike, edhe me ndërtu këtë polarizim, i cili na ka shndërruar në armiqësi secilën vlerë në këtë vend”.

“Pra, një pushtet i cili i ka kthyer edhe ditët me gëzime, siç janë dasmat, në fyerje e ofendime, na i ka kthyer mortët në fyerje e ofendime. Shqiptarëve u ka ndodhur edhe në festa të Bajramit. Domethënë, shqiptarët sot nuk bëhen bashkë as në festat për të cilat s’ka mundur kurrkush me na ndarë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndiqni deklaratën e plotë:

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT