Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeShtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i...

Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël të Pejës.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:15, ndërsa Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë e tipit Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe një leje e armës, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyyrё tё kundёrligjshme”, thotë PK.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT