Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeVendoset sërish flamuri i Serbisë te Kalaja e Zveçanit

Vendoset sërish flamuri i Serbisë te Kalaja e Zveçanit

Është vendosur sërish flamuri i Serbisë në Kalanë e Zveçanit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se policia e di se kush e ka vendosur, por nuk po e di akoma se kush po e heq.

“Është vendosur. Po e dimë kush po e vendos, por jo kush po e heq. I kemi takuar disa persona, por nuk merremi me ta, nuk është prioritet që të merremi me flamuj, ne punojmë me urdhra, nëse kemi urdhërsa, vazhdojmë”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Gjatë ditës, flamuri i Serbisë është hequr nga Kalaja e Zveçanit nga persona të panjohur deri më tani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT