Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se të martën, më 22 shtator, do të mbahet një protestë para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.
Sipas njoftimit, protesta është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe do të nisë në ora 18:00.
Protesta do të mbahet në Dag Hammarskjöld Plaza, në East 47th Street, mes 1st dhe 2nd Avenue.
Organizatorët kanë publikuar datën, orën dhe lokacionin e tubimit përmes platformës “Liria ka Emër”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


