Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë lidhur me projektligjin për Gjykatën Speciale, duke theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është mbi çdo interes politik e partiak.
Përmes një reagimi, Çitaku ka deklaruar se UÇK-ja është më e madhe se një cikël zgjedhor, një qeveri apo interesat e një partie.
‘’UÇK është pakrahasimisht më e madhe se një cikël zgjedhor. Më e madhe se një qeveri. Më e madhe se çdo interes partiak. Është nder për ne që na ra hise ta mbrojmë veprën e UÇK-së, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’, ka shkruar Çitaku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


