Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata Speciale: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Gjykata Speciale: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka konstatuar se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si një nga kushtet për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se nuk është vërtetuar se një sulm i tillë ishte kryer ndaj popullatës civile.

“Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT