Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeLajmeVedat Muriqi i kthehet golit, shënon për Fenerbahcen ndaj Konyasporit

Vedat Muriqi i kthehet golit, shënon për Fenerbahcen ndaj Konyasporit

Vedat Muriqi ka gjetur golin e parë të sezonit me fanellën e Fenerbahces, në ndeshjen ndaj Konyasporit në kuadër të javës së dytë të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e shtatë, duke u pozicionuar mirë brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetë pas një harkimi të rrezikshëm.

Goli i Muriqit i dha epërsinë 1-0 Fenerbahces dhe ishte njëherësh realizimi i tij i parë në edicionin e ri.

Megjithatë, avantazhi i vendasve zgjati vetëm pak minuta, pasi Ebrima Colley barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e dhjetë.

Muriqi iu bashkua Fenerbahces gjatë këtij afati kalimtar, pas largimit nga Mallorca.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT