Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeLajmeRoboti humanoid thyen rekordin e Usain Bolt

Roboti humanoid thyen rekordin e Usain Bolt

Një robot humanoid raportohet se ka tejkaluar rekordin botëror të Usain Bolt në garën e 100 metrave, sipas kompanisë që e ka prodhuar.

Prodhuesi kinez Honor ka bërë të ditur se roboti i quajtur “Lightning” e përshkoi distancën prej 100 metrash për 9.32 sekonda gjatë Lojërave Botërore të Robotëve Humanoide në Pekin.

Për krahasim, Usain Bolt vendosi rekordin botëror për njerëzit në vitin 2009, kur e përfundoi garën e 100 metrave për 9.58 sekonda.

Në Lojërat Botërore të Robotëve Humanoide zhvillohen edhe disiplina të tjera, përfshirë boksin, futbollin dhe detyra të përditshme si palosja e rrobave.

Më shumë se 2 mijë robotë nga 16 vende pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Garat zhvillohen në një kohë kur Kina po investon fuqishëm në zhvillimin e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT