Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizVdesin nëna dhe fëmija nga sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë

Vdesin nëna dhe fëmija nga sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë

Një nënë, 37 vjeç, dhe vajza e saj dyvjeçare kanë vdekur nga plagët e marra në sulmin me makinë të së enjtes në qytetin gjerman të Mynihut, thotë policia.

Të paktën 37 persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në një tubim sindikal.

Shoferi ishte një azilkërkues afgan 24-vjeçar, tha policia, i identifikuar në mediat lokale si Farhad N. Ai u arrestua në vendngjarje dhe prokurorët thonë se ai ka pranuar se ka kryer sulmin. Ai dukej se kishte një motiv fetar, thanë zyrtarët.

Nëna dhe fëmija ishin mes atyre që u dërguan në spital me plagë të rënda pas sulmit.

“Fatkeqësisht, ne duhet të konfirmojmë vdekjen sot të fëmijës 2-vjeçar dhe nënës së saj 37-vjeçare”, tha zëdhënësi i policisë, Ludëig Ëaldinger, për agjencinë e lajmeve AFP të shtunën.

Përplasja e makinës ka rikthyer në fokus çështjet e sigurisë një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve federale në Gjermani.

Një seri sulmesh janë kryer në Mynih nga emigrantë, ku dy nga sulmuesit e dyshuar kanë ardhur nga Afganistani.

Sulmi ndodhi gjithashtu në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila filloi të premten.

Me të mbërritur në qytet të premten, nënpresidenti i SHBA JD Vance shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në sulm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT