Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmePo i iknin Policisë me motoçikletë të vjedhur, dy të rinj humbin...

Po i iknin Policisë me motoçikletë të vjedhur, dy të rinj humbin jetën në aksident në Zvicër

Dy persona, të moshës 25 dhe 26 vjeç, kanë humbur jetën mëngjesin e së enjtes në një aksident të rëndë me motoçikletë në Oberengstringen, në kantonin e Cyrihut.

Sipas autoriteteve zvicerane, aksidenti ndodhi pak para orës 06:00, pasi një patrullë policore vuri re motoçikletën duke lëvizur me shpejtësi dhe duke kryer parakalime të rrezikshme në autostradë.

Drejtuesi i mjetit raportohet se nuk mbante helmetë dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për t’u ndalur, duke vazhduar lëvizjen në drejtim të Cyrihut.

Gjatë hyrjes në zonën e pushimit në Oberengstringen, motoçikleta dyshohet se goditi një pengesë anësore, ndërsa drejtuesi humbi kontrollin. Mjeti u përplas fillimisht me një rimorkio kamioni të parkuar dhe më pas përfundoi nën një kamion tjetër.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, të dy personat vdiqën në vendin e ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se viktimat ishin shtetas algjerianë, ndërsa motoçikleta ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në kantonin e Zugut.

Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga Policia Kantonale e Cyrihut në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT