Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeVdesin babë e bir, fajësojnë doktorin (VIDEO)

Vdesin babë e bir, fajësojnë doktorin (VIDEO)

Një 30 vjecar u nis me këmbë të veta deri në Spitalin Rajonal të Pejës.

Po ankohej për dhimbje barku dhe pas kontrollës u vendos që Adnan Muleci të futej në operim.

Gjatë operacionit mjeku u del familjarëve me një lajm.

Operacioni përfundon dhe gjendja e Adnanit shkon vetëm duke u përkeqësuar.

Pesë ditë pas operacionit, Adnani vdes.

Pas vdekjes së tij, familjarët marrin përgjigjen nga raporti i biopsisë.

Pas atij informacioni, familja Muleci po akuzojnë kirurgun Bujar Vrella për gabim mjekësor që sipas tyre i solli vdekjen Adnanit.

Për këtë akuzë, ata ngritën edhe padi.

Se vdekjen Adnanit ia solli shoku septik e vërtetoi edhe raporti i obduksionit.

Fatkeqësitë në familjen Muleci vazhduan.

Vetëm dy muaj pas vdekjes së Adnanit, nga mërzia humb jetën edhe kryefamiljari Damon Muleci.

Pas marrjes së akuzave nga familja Muleci, ekipi i KIKS-it mori edhe një herë rrugën për në Pejë.

Gjeti një mënyrë për të hyrë brenda kirurgjisë në atë spital dhe konfrontoi Bujar Vrellën me akuzat që familja Muleci kanë hedhur mbi të.

Prokuroria Themelore në Pejë i thanë KIKS-it se janë marrë përfundimet e mjekësisë ligjore dhe se tani janë duke u vazhduar hetimet në atë pistë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT