Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se zhvillimet aktuale në skenën politike të Kosovës lidhen me kriza të brendshme të partive politike.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se nuk bëhet fjalë për hamendje politike, por për procese të thella brenda subjekteve.
“Unë mendoj që nuk bëhet fjalë për ndonjë hamendje, por bëhet fjalë më shumë për krizat serioze të brendshme që i kanë grupet politike tek ne. Mendoj që janë kriza identitare të domosdoshme dhe të paevitueshme”, tha ai.
Sipas Goranit, mënyra se si po votojnë qytetarët tregon se Kosova po shkon drejt një logjike dypartiake në skenën politike.
“Mendoj që logjika votuese në Kosovë po shkon andej që vendin me e pa brenda kontekstit dypartiak, ose kushtimisht thënë 2+1”, deklaroi ai./Klankosova.tv


