Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes tragjikisht punëtori në Prizren, dyshohet se e zuri vinçi

Vdes tragjikisht punëtori në Prizren, dyshohet se e zuri vinçi

Një punëtor ka humbur jetën sot tragjikisht në Prizren, në një incident gjatë punës në ndërtimtari, raporton Klankosova.tv

Siç ka konfirmuar Policia tashmë. viktima është goditur nga një mjet i punës, gjatë kohës sa ishte duke punuar në punishte.

Bazuar në informacionet e para, dyshohet se e të ndjerin e zuri vinçi, raporton Klankosova.tv

“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT