Albanologu Sejdi Gashi i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ndarja nga jeta e akademik, Rexhep Qosja është humbje e madhe për kombin shqiptar dhe letërsinë shqipe.
Gashi deklaroi se kjo humbje është e madhe për botën e letërsisë në theks të veçantë për popullin shqiptar, raporton KlanKosova.
“Natyrisht çdo largim nga kjo botë është e rëndë dhe veçmas pesha e kësaj humbje të madhe është edhe më e rëndë kur ke pasur fatin ta njohësh nga afër një njeri të përmasave të tilla, qoftë në aspektin njerëzor dhe atë profesional. Është një humbje e madhe për botën e letërsisë dhe në theks të veçantë për kombin shqiptar dhe letrat shqipe”, tha Gashi.


