Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja e Alush Gashit, Osmani: Bashkë me prijësin tonë historik Rugova, i...

Vdekja e Alush Gashit, Osmani: Bashkë me prijësin tonë historik Rugova, i dha udhë vizionit për shtetin

Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e profesorit dhe politikanit të shquar Alush Gashi, i cili vdiq ditën e sotme.

Osmani tha se profesor Alush Gashi na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, të urtësisë e të përbashkimit na duhet më së shumti.

“Profesori i shquar i anatomisë, njeriu i përkushtuar ndaj dijeve, e zbërtheu anatominë tonë politike dhe, bashkë me prijësin tonë historik, Presidentin Rugova, i dha udhë vizionit për shtetin”.

“Nga Shtëpia e vogël e Lidhjes së Shkrimtarëve në Prishtinë e deri te Shtëpia e madhe e Bardhë në Washington e gjithandej globit, ai foli për Kosovën duke e gdhendur fjalën e duke e skalitur mendimin. Diplomat në sjellje, i urtë në mendim, njerëzor e i afërt me të gjithë, i fortë në qëndrime e në aleanca, ai na e la përfytyrimin e pashlyeshëm për shtetin”.

“Ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe miqtë e bashkëpunëtorët e shumtë që sot përjetojnë dhimbje për këtë humbje të madhe. I përhershëm kujtimi për Ty, profesor Alush”, shkroi Osmani. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT