Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump përgatit planin që synon ta riformësojë Lindjen e Mesme

Trump përgatit planin që synon ta riformësojë Lindjen e Mesme

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka nisur hartimin e një strategjie për Lindjen e Mesme pas përfundimit të luftës me Iranin, e cila synon të riformësojë ekuilibrin e fuqive në rajon.

Sipas Axios, plani ndodhet ende në fazën fillestare dhe mbështetet në tri shtylla kryesore: krijimin e një aleance rajonale për frenimin e Iranit, zbutjen e pasojave të luftës në Gaza dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Një ndër objektivat kryesore është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite. Riadi, megjithatë, kërkon përparim konkret drejt krijimit të një shteti palestinez.

Në kuadër të strategjisë po shqyrtohen edhe një marrëveshje sigurie ndërmjet Izraelit dhe Sirisë, zbatimi i marrëveshjes Izrael–Liban dhe kufizimi i kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut.

Plani parashikon gjithashtu vazhdimin e fazës së ardhshme për Gazën, e cila përfshin rindërtimin e territorit, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një administrate kalimtare.

Burimet theksojnë se strategjia nuk është përfunduar dhe se mbetet e paqartë nëse të gjithë aleatët e SHBA-së në rajon do ta mbështesin atë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT