Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadori amerikan: Nuk ka plan për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga...

Ambasadori amerikan: Nuk ka plan për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë plan për t’i detyruar palestinezët të largohen nga Rripi i Gazës.

Duke folur para gazetarëve në qytetin palestinez Turmus Ayya, Huckabee tha se as Izraeli dhe as SHBA-ja nuk e mbështesin zhvendosjen e detyruar të popullsisë.

“Mund t’ju them kategorikisht se nuk ka asnjë plan nga ana e izraelitëve për t’i zhvendosur njerëzit nga Gaza kundër vullnetit të tyre”, deklaroi ai, raporton Reuters.

Huckabee shtoi se palestinezët që dëshirojnë të largohen duhet ta kenë këtë mundësi, por këmbënguli se askush nuk duhet të dëbohet me forcë.

Deklarata e tij vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se nuk mund të ketë zgjidhje përfundimtare për Gazën pa migrim. Ndërkaq, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, paraqiti një plan shtatëvjeçar për largimin e banorëve përmes asaj që e quajti “emigrim vullnetar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT