Pothuajse çdo ditë raportohet për shkeljen e rregullave të trafikut në qytete të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave e rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Sot redaksia e Sinjalit ka pranuar video nga një qytetar, ku shihet se veturat e shfrytëzojnë shiritin emergjent për tejkalimin e kolonës.
Bëhet fjalë për autostradën që të dërgon tek HIB në Fushë Kosovë.
Një veprim i tillë dënohet sipas rregullave të trafikut, pasi që rrezikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


