Është varrosur sot Mentor Palokaj, vëllai i Unikkatilit.
Varrimi i të ndjerit u bë në fshatin Gurrakoc, e që të pranishëm kishte qindra persona, transmeton Klankosova.tv.
Mentori u gjet i vdekur në një banesë në Prishtinë më 2 mars. Vdekjen e tij e patën konfirmuar edhe policia.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, pati thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”.
The post Varroset Mentor Palokaj, vëllai i Unikkatilit appeared first on Klan Kosova.


