Kryetari i LDK-së dhe njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka ndarë një video nga takimi me strukturat e partisë në Ferizaj.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe kontaktit me qytetarët.
“Mobilizim. Energji. Angazhim. Mos lini gur pa lëvizë. Mos lini derë pa trokitë. Mos lini qytetar pa takuar. Kjo është koha jonë!”, ka shkruar ai./Klankosova.tv
\


