Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKEK investon mbi 40 mijë euro në furnizim me pajisje elektrike

KEK investon mbi 40 mijë euro në furnizim me pajisje elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përmbyllur procedurat e prokurimit për furnizim me kufitarë dhe pajisje elektrike, duke ndarë kontratën në dy pjesë për operatorë të ndryshëm ekonomikë.

Sipas njoftimit zyrtar, tenderi ka pasur të bëjë me furnizim me kufitarë dhe sensorë, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ka qenë rreth 50 mijë euro.

Pjesa e parë e kontratës për furnizim me kufitarë i është dhënë operatorit ekonomik “BF ENERGY” me seli në Prishtinë, në vlerë prej 4,258.97 euro.

Ndërkaq, pjesa e dytë e tenderit për furnizim me frenues elektrik i është besuar kompanisë “Profitech SH.P.K.”, gjithashtu nga Prishtina, në vlerë prej 37,880.36 euro.

Në këtë proces kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa kriter për përzgjedhje ka qenë oferta me çmimin më të ulët.

Kontratat janë dhënë më 8 maj 2026, ndërsa nënshkrimi i tyre pritet të realizohet më 20 maj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT