Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, rekord temperaturash dhe anulime të...

Vala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, rekord temperaturash dhe anulime të ngjarjeve publike

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vazhdon të thyejë rekorde temperaturash në disa shtete, duke shkaktuar viktima, zjarre dhe ndërprerje të aktiviteteve publike.

Gjermania regjistroi temperaturën rekord prej 41.3°C për muajin qershor, ndërsa Belgjika, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar shënuan gjithashtu vlera historike. Autoritetet në disa vende kanë anuluar festivale, koncerte dhe aktivitete sportive për shkak të rrezikut të lartë për shëndetin e qytetarëve.

Në Francë dhe Spanjë është raportuar rritje e numrit të viktimave të lidhura me temperaturat ekstreme, ndërsa mijëra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Holandë është shpallur alarm i kuq për nxehtësi, ndërsa në Zvicër një termocentral bërthamor ka ndalur përkohësisht punën për shkak të temperaturës së lartë të ujit që përdoret për ftohje.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë, ndërsa temperaturat ekstreme pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT