Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka goditur të mërkurën Kolumbinë, duke shkaktuar lëkundje në disa zona të pjesës qendrore dhe verilindore të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Bogota.
Sipas Shërbimit Gjeologjik Kolumbian (SGC), tërmeti është regjistruar rreth orës 11:45 sipas kohës lokale, me epiqendër në Los Santos, në departamentin Santander, dhe në një thellësi prej 149 kilometrash.
Lëkundjet janë ndier në qytete si Bucaramanga, Piedecuesta dhe Floridablanca, ndërsa në Bogota janë aktivizuar alarmet dhe disa ndërtesa janë evakuuar.
Evakuime parandaluese janë urdhëruar edhe në Bucaramanga.
Fillimisht, tërmeti ishte vlerësuar me magnitudë 5.4 dhe në një thellësi prej 140 kilometrash, por të dhënat më të fundit të SGC e kanë rishikuar magnitudën në 5.1 dhe thellësinë në 149 kilometra.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar viktima apo dëme materiale nga tërmeti.
Ngjarja vjen vetëm 16 ditë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi vendin dhe la më shumë se 300 persona të vdekur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


