Zahara Marley Jolie-Pitt, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, tashmë zyrtarisht quhet Zahara Marley Jolie.
Një gjykatë në Los Angeles të hënën, më 28 shtator, miratoi kërkesën e 21-vjeçares për ndryshimin e mbiemrit. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane, nuk pati asnjë kundërshtim ndaj kërkesës.
Zahara kishte dorëzuar kërkesën për ndryshimin e emrit më 9 qershor. Më pas, në përputhje me procedurat ligjore në Kaliforni, ajo publikoi njoftimin për ndryshimin e emrit në një gazetë lokale.
Me këtë vendim, Zahara bëhet fëmija i tretë i Angelina Jolie dhe Brad Pitt që ligjërisht heq mbiemrin Pitt.
Para saj, Shiloh e kishte ndryshuar ligjërisht emrin në vitin 2024, ndërsa vëllai i saj Maddox mori të njëjtin vendim më 14 shtator të këtij viti. Emri i tij u ndryshua nga Maddox Chivan Jolie-Pitt në Maddox Chivan Jolie.
Edhe motra e tyre, Vivienne, ka nisur procedurën për të hequr mbiemrin Pitt, ndërsa seanca për kërkesën e saj është caktuar për në nëntor.
Zahara kishte nisur të përdorte publikisht mbiemrin Jolie edhe para vendimit të gjykatës, përfshirë gjatë aktiviteteve të saj në universitet dhe në ceremoninë e diplomimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


