Ukraina i ka propozuar Rusisë një ndërprerje të ndërsjellë të sulmeve ndaj objektivave civile në Detin e Zi.
Sipas Reuters, propozimi i është përcjellë Moskës përmes një vendi të tretë, ndërsa deri më tani Kievi nuk ka marrë përgjigje.
Nisma vjen në një kohë kur sulmet ndaj infrastrukturës dhe transportit në Detin e Zi kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e dërgesave të drithërave.
Në javët e fundit, si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë paralajmëruar se sulmet ndaj anijeve që transportojnë drithëra dhe infrastrukturës portuale mund të kenë pasoja të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare dhe në çmimet globale të ushqimeve.
Deti i Zi mbetet një nga rrugët kryesore për eksportet e drithërave ukrainase, ndërsa siguria e korridoreve detare konsiderohet thelbësore për kufizimin e pasojave të luftës në tregjet globale të ushqimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


