Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajme“Ka dhënë informata për Serbinë”, Bekë Berisha i ka disa fjalë për...

“Ka dhënë informata për Serbinë”, Bekë Berisha i ka disa fjalë për Skender Llugiqin (VIDEO)

Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka folur për tensionet që ndodhi ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Berisha deklaroi se ato skena të paraqitura brenda objektit të Parlamentit janë të porositura nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai pati edhe disa fjalë për Skender Llugiqin, i cili u arrestua të mërkurën pasi kishte kërkuar pushkatim për ish-kryeministrin e Kosovës.

“Në fund ranë maskat, lypën pushkatim… disa aty që janë të porositur. Pastaj ai që lypke pushkatim për Ramushin, doli që ishte kushëri i Tefik Llugiqit”, deklaroi ai në DPT te Fidani në Klan Kosova.

“Pastaj doli që një serb e kishte shkruar një libër dhe e kishte përshkruar bashkëpunimin e atij njeriut e infiltruar në Brigadën e 114-të të UÇK-së. Është fjala për Skender Llugiqin. Domethënë një faqe që i kushtohet bashkëpunimit të tij me BIA-n serbe në kohë të luftës, i cili ishte infiltruar në Brigadën 114-të në Drenicë, për të bashkëpunuar ose dhënë informata armikut”, shtoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT