Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka shkelur armëpushimin e vendosur nga Kievi që nga fillimi i 6 majit, duke shtuar se Ukraina do të përgjigjet me të njëjtën monedhë.
Sipas tij, forcat ruse kanë vazhduar sulmet dhe granatimet në disa qytete ukrainase, përfshirë Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kramatorsk.
“Pas sulmeve të egra të djeshme kundër qyteteve dhe komuniteteve tona – Dnipro, Zaporizhzhia, Kramatorsk dhe të tjera – ushtria ruse vazhdoi armiqësitë aktive dhe granatimet terroriste edhe gjatë gjithë kësaj dite. Zgjedhja e Rusisë është një refuzim i qartë i një armëpushimi dhe i shpëtimit të jetëve”, shtoi ai.
“Sulmet vazhdojnë në të gjitha seksionet kryesore të frontit, dhe vetëm që nga fillimi i kësaj dite, ushtria ruse ka kryer gati 30 sulme. Më shumë se 20 sulme ajrore duke përdorur mbi 70 bomba janë regjistruar vetëm gjatë natës dhe këtë mëngjes”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.
Zelensky raportoi gjithashtu se që nga ora 10:00, forcat ruse kishin kryer 1,820 shkelje të armëpushimit, përfshirë bombardime, përpjekje sulmesh, sulme ajrore dhe përdorim dronësh.
“Është e qartë për çdo person të arsyeshëm se një luftë në shkallë të plotë dhe vrasja e përditshme e njerëzve janë një kohë e keqe për ‘festime’ publike”, shtoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


