Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeNdeshja Real Madrid – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Real Madrid – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Trajnerët e Real Madridit dhe Interit, José Mourinho dhe Cristian Chivu, kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e sontme në “Santiago Bernabéu”.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Interit zhvillohet nga ora 21:00 dhe është pjesë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Reali i Madridit do ta nisë ndeshjen me tre sulmues, me Kylian Mbappen në krye të repartit ofensiv. Francezi do të mbështetet nga Vinicius Junior dhe Brahim Diaz.

Në anën tjetër, Interi do të luajë me dy sulmues, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, të cilët do ta udhëheqin sulmin e skuadrës italiane.

Nga ora 21:00 zhvillohen edhe tri përballje të tjera në kuadër të Ligës së Kampionëve: Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City dhe Lille – Betis.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT