Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeKonfiskohet një armë zjarri në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Konfiskohet një armë zjarri në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe një fishek në karikator nga një 42-vjeçar në fshatin Rekë të Kaçanikut, i cili dyshohej se posedonte armë pa autorizim.

Rasti është raportuar më 8 shtator 2026, rreth orës 16:20, në Stacionin Policor në Kaçanik. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë edhe Njësitin e Hetimeve të Kaçanikut, kanë shkuar në lokacion dhe kanë kontaktuar personin e dyshuar, M.M., 42 vjeç.

Gjatë kontaktit me policinë, i dyshuari ka pranuar se posedonte një armë zjarri. Policia më pas ka konfiskuar një armë pistoletë, së bashku me një fishek në karikator.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa për rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT