Friday, April 17, 2026
spot_img
HomeLajmeUD Presidentja mori kredi 160 mijë euro për blerjen e një banese...

UD Presidentja mori kredi 160 mijë euro për blerjen e një banese 128 m2

Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, sipas deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit është bërë me banesë të re këtë vit, në vlerë prej 128,740.00 € – në pronësi të përbashkët.

Për këtë banesë, Haxhiu ka marrë kredi më 01.01.2026, ku thuhet për blerjen e një banese me vlerë 160,000 euro, me afat shlyerjeje deri më 30 maj 2031.

Ndërsa shuma aktuale e mbetur për shlyerje është 159,089.57 euro.

Teksa bashkëshorti i saj ka një detyrim financiar  me vlerë fillestare 1,500 euro dhe vlerë aktuale 1,100 euro, për nevoja personale.

Kryetarja e Kuvendit ka gjithashtu 1,531 euro të gatshme në llogarinë rrjedhëse. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT