Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ahengu në Prizren përfundon me 11 gëzhoja në tokë: 21-vjeçari...

Ekskluzive | Ahengu në Prizren përfundon me 11 gëzhoja në tokë: 21-vjeçari ndalohet për 48 orë

Një aheng familjar në fshatin Lukinje të Prizrenit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e 19 shtatorit, çka ka aktivizuar Policinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 21:10, pasi ishte pranuar informata se gjatë ahengut po kishte të shtëna me armë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në lokacion, ku ka hasur Shyqyri Bislimajn, 21-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.

Në afërsi të tij janë gjetur 11 gëzhoja, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i forenzikës dhe hetuesi kujdestar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, është sekuestruar një armë zjarri së bashku me 11 gëzhojat e gjetura në lokacion.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj 21-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT